Bllokohet tërësisht qarkullimi te rrethrrotullimi në Zog të Zi. Protestuesit e Partisë Demokratike kanë bllokuar të gjitha nyjet lidhëse me rrethrrotullimin.
“Edhe rrugët alternative për të bërë të mundur lëvizjen e qytetarëve janë bllokuar”, raporton gazetarja Bleona Sari.
Më herët, protestuesit nuk lejuan për pak momente të kalonte një autoambulancë ndërsa pati edhe konfrontime mes drejtuesve të mjeteve dhe militantëve të PD-së.
“Një nga pesë pikat kyçe që opozita paralajmëroi që do bllokohej dhe ka disa minuta që është bllokuar tërësisht. Në fakt ka një shenjë revolte nga qytetarët që po i bien borive dhe kanë dalë nga makinat dhe kanë kërkuar lirimin e rrugës. Por militantët qëndrojnë në të dy krahët e rrugës dhe nuk lejojnë asnjë mjet apo qytetarë të kalojë. Policia ka bërë me dije me një komunikatë që nuk do të lejohet bllokimi i tyre.”, raportoi gazetarja./ abcnews.al