Ndërsa miliona ukrainas festojnë ditën e Krishtlindjes, Rusia ka nisur një sulm të madh raketor në infrastrukturën energjike të vendit. Kryebashkiaku i Kharkivit thotë se qyteti është nën një sulm masiv.
Sipas autoriteteve, të paktën 6 persona janë plagosur nga sulmet ajrore ruse në Kharkiv. Një sulm me dron shkaktoi gjithashtu një zjarr dhe dëmtime në një shtëpi.
Ndërkohë, kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë (DTEK) thotë se Rusia ka goditur termocentralet e saj duke shkaktuar dëme serioze në pajisje.
Ajo ka njoftuar kufizime të energjisë elektrike në Kiev, Dnipropetrovsk dhe Odesa. DTEK thotë se ky është sulmi i 13-të i madh në sektorin energjetik të Ukrainës këtë vit.
Ndërsa Rusia nis sulmet ajrore anembanë Ukrainës në mëngjesin e ditës së Krishtlindjes, qytetarët në kryeqytet, Kiev, janë strehuar në stacionet e metrosë.