Vetëdeklarim nga deputetët nëse kanë përdorur “Sky Ecc”, Çuçi: Të shqyrtohet nga një grup pune më i gjerë, mos bëjmë populizëm

Më të fundit


Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi ka shprehur qëndrimin e mazhorancës lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky Ecc”.

Çuçi tha se ky propozim duhet shqyrtuar në një grup më të gjerë pune dhe të mos bëhet retorikë apo populizëm për interesa politike të ditës.

“Doja te shprehja qendrimin e grupit tone parlamentar, pavaresisht nga cfare mendoj une se si ruhet integriteti i deputetit. Nga pikepamja proceduriale kete duhet ta shqyrtojme edhe ne nje grup pune sepse jane disa ceshtje proceduriale qe duhen pare. A eshte kjo ceshtje Rregullores se Kuvendit apo jo? A duhet te merret Rregullorja vetem me nje aplikacion se jane disa te tilla? A e afekton kjo Kodin Penal apo jo?

Pra, jane disa ceshtje qe duhen shqyrtuar. Le ta shqyrtoje nje grup profesionistesh kete ceshtje nese afekton apo jo Kodin Penal. Mund ta perfshijme te formulari i vetedeklarimit perpara kandidimit apo mund te perfshijme ndoshta dhe kryetaret e bashkive apo njerezit e sistemit te drejtesise. Une personalisht nuk e mendoj keshtu, megjithate la ta bashkojme me ndryshimet e tjera te Rregullores dhe ta shohim me gjere kete ceshtje.

Menyren si e keni shkruar ketu propozimin nuk qendron nga ana kushtetuese. Nuk duhet te bejme nje ndryshim i cili cenohet shume kollaj neser dej ne Gjykaten Kushtetuese. Nese duam vertet nje gje qe te adresoje ceshtjen e pastertise se figures se deputetit, duhet ta bejme tamam, jo per populizem “, tha Çuçi.



Skip to toolbar