Uuzuni, në “tokën e premtuar”/ Sulmuesi kuqezi zgjedh SHBA, FC Austin paguan klauzolën

Më të fundit


Mungon vetëm zyrtarizimi dhe prezantimi, por Myrto Uzuni mund të quhet që tani një lojtar i ri i FC Austin.

Klubi amerikan ka bërë lëvizjen deçizive për të marrë shërbimet e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, duke u prezantuar te Granada me 12 milion euro, aq sa parashikohet në klauzolën për prishje të njëanshme të kontrës, që futbollisti ka me skuadrën spanjolle.

Në këtë mënyrë, klubi iberik është kapur “mat”, pasi javën e fundit nuk pranoi të dëgjonte pretendimet e Uzunit për të rishikuar termat financiarë të kontratës së tij.

Sulmuesi kuqezi pretendonte rritje të ndjeshme të të ardhurave të tij, pasi kishte marrë një ofertë të rëndësishme nga FC Austin, ndërsa kishte shtuar presionin, duke mos pranuar të stërvitej me skuadrën spanjolle.

Tashmë zgjidhja është gjetur dhe të gjitha palët duhet të jenë të kënaqura.

FC Austin do të marrë shërbimet e Uzunit, Granada do të fitojë 12 milion euro, ndërsa vetë futbollisti do të ketë kontratën që dëshironte dhe meritonte.

Bëhet fjalë për një marrëveshje 3 vjeçare, nga e cila Uzuni do të fitojë 3 milion euro në sezon.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare largohet nga Granada si golashënuesi më i mirë i skuadrës në këtë sezon me 14 rrjeta, por edhe me rekordin si futbollisti me më shumë realizime në historinë e klubit spanjoll.



Skip to toolbar