Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi familjarët e viktimave të shkaktuar nga zjarri në një resort turistik në Bolu të Turqisë.
Kreu i Shtetit i përcolli homologut të tij turk Erdogan dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë si edhe mbështetjen e popullit shqiptar në këto momente të vështira.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu, Turqi. Në emër të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin Erdogan dhe popullin turk në këtë kohë të vështirë.”- shkroi në llogarinë e tij në X Presidenti Begaj.