Eksperti për çështjet ndërkombëtarem Albinot Maloku thotë se me rikthimin e Donald Trump si president i SHBA, do të ketë një tërheqje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Në emisionin “Real Story”, Maloku u shpreh Kurti do të ketë qasje tjetër për dialogun.
“Ne kemi një pajtim që është mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe në Ohër pa nënshkrim. Modealiteteti, si korrigjimi, përcaktimi i kufijve, Republika e Kosovës, ka përjetuar lloj lloj shpjegimesh, idesh se çfarë mund të ndodhë. Kemi diçka më të konkretizuar. Për administratën Trump do të jetë më e lehtë. Është një pajtim, nuk kërkohet nënshkrim siç kërkonte të manovronte zoti Kurti. Kemi pajtimin, që përfshin marrëveshjet, nevojitet jetësimi i tyre. Administrata e re amerikane mund t’i qaset palëve njëanshëm. Administrata e re Trump do ta përqëndrojë interesin te ajo që do të bëjnë palët duke e pasur këtë pajtim midis Kosovës dhe Serbisë. Anëtarësimi në BE, lidhet me dialogun. Nga praktika 4 vjeçare, kur erdhi në fillim, Kurti dukej se nuk do ishte personi që do të tërhiqej lehtë nga situata, korruptimi i tij i të fortit ndryshonte, dhe këtë e paralajmëronte Glauk Konjufca. Kjo figurë politike, ka qenë njeriu i cili në situata të caktuara, ka dhënë mesazhin që ne edhe ne mund të ndryshojmë. Do kemi një tërheqje të Kurtit, nuk është më ai njeriu i fortë. Unë besoj se do të provojë të racionalizohet edhe qasja e tij”, theksoi ai./abcnews.al