Gazetari Artur Nura thotë se ndryshimi i kufijve si një mundësi për të zgjidhur çështjen mes Kosovës dhe Serbisë nuk është mbyllur nga administrata e Donald Trump.
Në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Nura u shpreh se ka aktorë të shumtë politikë në Kosovë dhe Serbi duan shkëmbimin e territoreve.
Sipas tij, edhe Partia Social Demokrate në Kosovë e kërkon një gjë të tillë.
“Unë besoj se ndryshimi i kufijve nuk është term i mbyllur. Nëse Trump ka marrë përsipër të mbyllë konflikte…Kemi lindjen e mesme, Izraeli u tërhoq nga Gaza. Nuk thuhet por është fakt i rëndësishëm. Mbyllja e konfliktit në Ukrainë është qartazi me ndryshim me ndryshim territoresh, me 20 për qind të territoreve të pushtuara.
Mendo se çfarë mund të diskutohet me Kosovën?
Ndërkohë që ka aktorë politikë në Kosovë dhe Serbi që janë të gatshëm. Parti të caktuara në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë janë hapur për shkëmbime territoresh dhe i bëjnë presion qeverisë së Prishtinës ta bëjnë një gjë të tillë. Kemi partinë Social Demokrate në Kosovë, që thotë se pa ndryshime kufijsh nuk ka stabilitet politik në Kosovë.”, u shpreh ai.