Trump erdhi, “tronditet” BE/ Sotiri: Nuk do ishte çudi të kemi tërheqje të pjesshme nga NATO. Nura: Risk për të goditur Perëndimin

BOTA


Ekspertja për çështjet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, nuk do ishte çudi nëse do të kishim një tërheqje të pjesshme të SHBA nga NATO.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sotiri u shpreh se Trump ka në fokusin e tij edhe Amerikën Latine.

Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se strategjia e Trump është të krijojë aleancë të re, në të djathtën globale.

Sipas tij, kjo ka risqe për të goditur Perëndimin.

Juxhina Sotiri:

Nëse SHBA do ishte pjesë e BE, gjëja që parë që do bënte, do ishte dalja nga BE. Dalje i ka bërë me kohë që në mandatin e parë. Shohim po të njëjtat fërkime edhe me Britaninë e Madhe. Është NATO dhe e them shpeshherë, duket sikur Trump është katalizatori, e forcon më tej aleancën. Nuk do ishte çudi që të kemi tërheqje të pjesshme nga NATO. Nuk e shoh të mundur, sepse edhe NATO është vetë projekt amerikan. Trump ka fokus që shkon përtej Evropës, në Amerikën Latine. Jemi afër 3 dhe 4 përqindshit, si një nga asioratat që mund të arrihen. Ka vende që nuk e kanë arritur dy përqind. Kjo do jetë shtysë që do përplasë Trump me BE.

Artur Nura: Unë kam skepticizëm nëse do të funksionojë. Strategjia e Trump është të krijojë aleancë të re, në të djathtën globale. Kjo ka risk të madh. Dalja e Trump nga OBSH, përgjigja e menjëhershme nga Pekini, nuk ka problem, e financojmë ne. Padyshim do të dëmtojë Perëndimin. Ti po mund Perëndimin, mund ta dëmtosh NATO-n, por Amerika ka komanduar. Ka risqe të mëdha për të goditur Perëndimin.



Skip to toolbar