Pasi u njoftuan se Partia Socialiste nuk do i pranojë ndryshimin në Kodin Zgjedhor, Partia Demokratike është kthyer me këmbë në tokë për propozimin e saj që do i hapte rrugë emigrantëve pa dokumente identifikimi shqiptare të votonin.
Fillimisht, nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se prej dëshirës së saj elektorale, nuk i shkon për shtat ky propozim.
Por vetë Bylykbashi, me gjasë hartuesi i këtij propozimi, pranon se sistemi aktual i regjistrimit të votuesve nga jashtë, PER, nuk e realizon dot ketë proces teknikisht. Fajin kësaj radhe, ai ia hodhi ligjit, Edhe pse me paqartësi se si mund të kryhet, ngulmon se po i njëjti sistem mund ta realizojë diçka të tillë.
Një hap pas ka bërë selia blu, edhe për votuesit të cilët nuk janë më shtetas shqiptarë, pasi e kanë dorëzuar atë. Bylykbashi tha se nuk janë të interesuar për identifikimin e votuesve të cilët nuk kanë më shtetësi shqiptare.
Skenari për të hedhur në erë votën e diasporës, e cila teknikisht me propozimin e demokratëve do të ishte e pamundur, për shkak të sistemit PER por dhe kohës së limituar, mesa duket ka rënë, megjithatë verdikti merret vetëm në parlament, ku ndonjëherë qëndrimet e palëve ndryshojnë shpejt.