Nga Roland Lami
Pasiguria, ankthi te partitë sidomos te dy të mëdhatë sesi do të jetë humori i tyre në zgjedhjet e 11 Majit pasi është votë e pa monitoruar nga patronazhist apo seksionet partiake në terren mbetet evidente.
Regjistrimi i emigrantëve në KQZ deri në 11 Maj tregon se mund të kemi një numër votuesish rreth 250. 000 që po ta kthejmë në mandate mund të prodhoj rreth 25 = 27 mandate nëse marrim si mesatare 10.000 vota për një mandat dhe nëse i referohemi një sistemi proporcinal kombëtar që ne nuk e kemi. Ky numër mandatesh në sistem proporcional rajonal favorizon më shumë partitë e madha ku vota humb më pak krahasuar me partitë e reja ku vota nuk kthehet në mandat ose votat plus mandatit nuk vlejnë.
25 – 27 mandate mund të prodhojë shumicë të cilësuar në rastin tonë PS plus aleat mund të ngushtoj ose të përmbys rezultatin duke favorizuar opozitën, konkrektisht PD por mund të na surprizoj me votën e kanalizuar te partitë e reja.
Vota e emigrantëve do të na tregoj nëse reflekton sjelljen votuese bipartizane të përqendruar te dy partitë kryesore PS dhe PD apo do ta shpërndaj te partitë e tjera. Probabiliteti është shumë i lartë të përqendrohet te dy partitë kryesore dhe më pak te partitë e tjera. Këtë gjë e faktojnë sondazhet, eksperienca e vendeve të tjera dhe struktura moshore e votuesit emigrant.
Struktura moshore e votuesit emigrantë është kryesisht mbi 35 = 65 vjeç dhe shumë më pak 18 = 30 vjeç. Fasho 35 = 65 vjeç duke qenë se mbajnë kontaktet me të afërt, sjellin para, vijnë kalojnë pushimet e verës ose për festa, procesin e socializimit e kanë më të ngadaltë se të rinjë në jetën sociale në vendet që jetojnë. Zakonisht, jetojnë dhe punojnë në komunitete shqiptare ose mbajnë kontakte me ta. Gjithashtu, kanë eksperiencë votimi në Shqipëri dhe ka gjasa sidomos për grup moshën mbi 50 të manifestojnë të njëjtën bindje politike kur ishin në Shqipëri. Pikërisht, kjo grup moshë zakonisht e kanalizon votën te partitë tradicionale pasi ato urrejnë ose mbështesin njërën palë.
Fasho 18 = 30 vjeç mund të jetë votë favorite për partitë antisistem ose partitë e reja. Ata janë të integruar në jetën sociale në vendet ku jetojnë, të shkëputur nga të afërt apo miq që jetojnë në Shqipëri. Indiferent ndaj zhvillimeve që ndodhin në Shqipëri dhe të bezdisur sidomos për një pjesë që është larguar vitet e fundit nga klasa politike në Shqipëri. Shto dhe faktin që kjo grup moshë në tërësi 30% e saj votojnë ose interesohen për politikën shumica s’duan t’ia dinë për të. Por janë përdorues të rrjeteve sociale dhe gata mes partive të vjetra dhe të reja është kush tërheq interesin e kësaj grup moshe.
Vota e emigrantit do të na shërbej për të parë nëse procesi i votimit shfaq të njëjtat probleme që ka procesi në Shqipëri apo jo. Njëkohësisht, do të jetë një proces që do të ndihmoj në legjitimitetin e zgjedhjeve apo do të shërbej si Casus belli për partinë humbëse.