Dënohet në mungesë Erjon Llapushi/ I shumëkërkuari, fajtor për vrasjen e kamarierit

AKTUALITET


Erjon Llapushi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Elbasanit. Llapushi u shpall fajtor për veprën penale ” “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 17 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 11(njëmbëdhjetë) vjet e 4 ( katër) muaj burgim. Llapushi renditet në listën e 5 personave që Policia e Shtetit i konsideron si të kërkuarit më të rrezikshëm. Tetorin e vitit 2021, ai u shpall në kërkim pasi dhunoi për vdekje një kamarier në Elbasan.

Llapushi dhunoi 50-vjeçarin Gazmend Kurmaku, pasi i tha se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Në sherr e sipër, 50-vjeçari u përplas me kokë në një pjesë betoni, duke përfunduar në vdekje klinike. Kurmaku ndërroi jetë më 7 tetor të vitit 2021, në Spitalin e Traumës ku u transferua natën e ngjarjes. Disa ditë më parë, RENEA nisi një operacion në Pogradec, duke kontrolluar disa mjedise për kapjen e personave në kërkim. Forcat e policisë kanë bastisur banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi, por nuk është gjetur aty.

Gjatë aksionit të forcave RENEA janë sekuestruar dhjetëra armë zjarri dhe armë të ftohtë thika, drogë, afro 200 milionë lekë ndërsa 14 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje./abcnews.al



Skip to toolbar