Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Edi Lulos alias Etmond Hysa në 15 dhjetor 2024 në Thermomakedonon në Athinë.
Arrestimi i tyre është bërë në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës, ku mësohet se është sekuestruar edhe një armë zjarri. Ata janë Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda.
Dy të dyshuarit janë zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së lëvizjes së mjetit nga u qëllua me armë zjarri.
Mësohet se të dyshuarit nuk kanë lidhje me viktimat çka i ka bërë hetuesit grekë të dyshojnë se ata janë vrasës me pagesë.
Në 15 dhjetor 2024, pasi kanë hapur zjarr në ndaj 47-vjeçarit Irakli Davella dhe 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa, dy të dyshuarit janë larguar me një automjet të cilit i kishin vendosur targa false.
Pas vrasjes mjetin e kanë parkuar në një park në Nea Smyrni. Policia ka zbuluar mjetin dhe e ka mbajtur në mbikqyrje. Disa ditë më pas, dy persona janë afruar dhe kanë ndërruar targat e mjetit si dhe kanë lyer me klor kabinën e mjetit.
Gjatë kohës që kanë qenë nën vëzhgim nga policia, njëri nga dy të dyshuarit ka udhëtuar 5 herë drejt Shqipërisë. Vëllai i Jenis Tuljas, shtetasi Fation Tulja 40 vjec, rezulton i arrestuar në prill 2024 në Tiranë me një armë zjarri pistoletë pa leje. Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli banojnë prej vitesh në Athinë, teksa i pari rezulton pronar edhe i një kafeneje në “Petroupoli” të Athinës.