Shqipëria hap 4 grupkapituj / Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt! Të gjitha deri në fund të vitit

Më të fundit


Shqipëria hap sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.

Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së. 

Në fjalën e tij nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë mbetur vetëm 5 grupkapituj për t’u hapur.
Ndërkohë komisionerja e zgjerimit Marta Kos, ka deklaruar se të gjithë grupkapitujt priten të jhapen deri në fund të vitit siç edhe është plani. 

“Shqipëria ka ecur shumë shpejt, kur erdha ishte e gjitha e kuqe. Qëkur sapo kemi kapur një grupkapitull, do heq të kuqen dhe do të vendos të verdhën.
Do ti hapim të gjitha deri në fund të vitit siç e kishim planifikuar. Urime edhe një herë është një nder”, tha ajo



Skip to toolbar