Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen, është zgjedhur Presidente e Komisionit Europian.
Për herë të parë një grua zgjidhet në karrigen e presidentit të KE, duke zëvendësuar në këtë post Jean-Claude Juncker.
BBC raporton se vendimi u mor në takimin e nivelit të lartë në Bruksel.
Von der Leyen ishte e besuar e Merkel, ndërsa kandidatura e saj është mbështetur nga shumë shtete të BE.
Ndërkohë, ekspertja franceze Christine Lagarde është emëruar si shefe e FMN, edhe kjo do të jetë gruaja e parë që kryeson Bankën Qendrore Evropiane. Ndërsa ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell u zgjodh shef i punëve të jashtme të BE-së.