Sulmi me molotov në KZAZ, arrestohet nënkryetari tjetër i PD në Dibër

AKTUALITET


Policia e Dibrës ka arrestuar një tjetër zyrtar të Partisë Demokratike, pas protestave në KZAZ-në e Dibrës. Në pranga ka rënë nënkryetari i PD në Dibër, Ilir Hysa. Ai është arrestuar pas përleshjeve të forta mes policisë dhe protestuesve më 28 qershor në KZAZ-në numër 19.

Ndërkohë, pak ditë më parë në pranga ra dhe nënkryetari tjetër i PD në Dibër, 30-vjeçari Korab Muça, i cili u ndaluar në doganën e Bllacës. Dy nënkryetarët ishin në kërkim, ndërsa PD e Dibrës ka gjithsej tre nënkryetarë. Gjatë protestës në KZAZ0në nr.19, pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës. Këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë, duke sulmuar me molotov për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës. Protesta vijoi për orë të tëra, ndërsa pati disa policë dhe qytetarë të lënduar dhe shumë të shoqëruar.


PD ka reaguar menjëherë pas arrestimit të Hysës, ku Xhemal Gjunkshi e ka cilësuar arrestim politik. “Sot policia politike e Edi Lleshajt ka arrestuar nënkryetarin e Partisë Demokratike, Ilir Hysa, vetëm pse mori pjesë në protestë. U bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së Dibrës të mos provokojnë dibranët, të ndalojnë urgjentisht dhunën dhe represionin ndaj demokratëve”, deklaroi Gjunkshi në një reagim në rrjetet sociale.




Skip to toolbar