“Me qëllim që territori i xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballje, forcat e kryengritësve të armatosur devijuan në rrugën tjetër, në krah të kundërt”, tha Berisha.
U duk si një lapsus Frojdjan. Por mesa duket e ka seriozisht. Pa kaluar 24 orë nga kjo deklaratë qe klasifikohet si përpjekje për grusht shteti, Sali Berisha, e zyrtarizoi qëndrimin e tij antikushtetues. Pas një proteste të dobët në numra por të larmishme në dhunën që nuk kurseu as xhamitë me besimtare, i bëri ftesë për luftë grupeve të tij të zjarrit kur kërkoi mobilizimin e tyre për të sulmuar selite e Partisë Socialiste në mbarë vendin.
“U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit. Por në qoftë se ju sulmoni selinë e PD, PD do u përpiqet ju ashtu siç e meritoni”, tha ai.Sali Berisha quan sulm, erën e fortë dje pasdite që solli aromë gazi lotsjellës në oborrin e PD, ku ai rrinte vetëm, ndërsa të tijtë hidhnin molotovë, mbi flamujt kombëtarë në dyert e institucioneve, policinë, Kuvendin bile dhe Xhamitë. As izolimi nga ndërkombëtaret e as thirrjet për protesta pa molotovë nuk kanë efekt tek Berisha, i cili, jo vetëm nuk heq dorë nga aktet e dhunës, por i nxit e urdhëron ato.
“Do të marrin urdhër protestuesit që çdo të maskuar ta zhveshin, ta kenë objekt dhe ta sulmojnë për t’i hequr maskën. Dje kanë përdorur me qindra patronazhistë civilë që ndiqnin demokratët. Edhe ata do të ndëshkohen në vend. Protesta jonë është paqësore”, u shpreh Berisha.
Ata që i referohet si patronazhiste, ishin police kriminale qe ndiqnin ngjarjet nga afër dhe ruanin institucionet publike, përfshirë dhe Xhaminë e Madhe të Namazgjasë.
Mbrëmja e 20 shkurtit do të mbahet mend jo vetëm për aktet e dhunës në drejtim të institucioneve shtetërore por dhe për molotovët e fishekzjarrët e hedhur farë pranë besimtarëve myslimanë, të cilët po falnin namazin e teravive të muajit të shenjtë të Ramazanit në xhaminë e Namazgjasë.
Thirrjet e Sali Berishës tashmë janë përtej shkeljes së ligjit. Kreu i PD po sfidon Kushtetutën. Në këtë pikë organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese po përballen me spiralen e re të dhunës se Sali Berishës, që duket nuk ka ndryshuar që prej vitit 1997.
