Emigracioni, Dhuli: Numri i të kthyerve në vend është rritur, rritja e investimeve ka ndikim

Më të fundit


Ish-drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli thotë se numri i shqiptarëve të kthyer nga emigracioni në vend, është rritur.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Dhuli u shpreh se për këtë ka ndikuar rritja e investimeve.

“Kjo ka bërë që të rritet edhe mosha mesatare, edhe pse është pak larg moshës mesatare të disa vendeve anëtare të BE. Kemi qenë 28 vjeç në regjistrimin e 1989. Gradualisht është rritur mosha mesatare. Po lëvizin, mesatarisht shkon te 50 mijë në vit, nga censi i 2001, deri te censi i 2023. Natyra e lëvizjes ka filluar të ndryshojë, lëvizin për bashkim familjar, arsim, jetë më cilësore. Ka filluar të kërkohet një cilësi jete më e lartë. Të gjitha shtetet europiane për censin e 2021, kanë reflektuar për uljen e popullsisë. Rritja e moshës mesatare, por tregon fenomenin që po lëviz pjesa e aftë për punë. Nga studimi i fundit i INSTAT me Bankën Botërore, analizuam profilin e emigrantëve shqiptarë jashtë. Unë pres, që do kemi një thyerje të trendit të lëvizjes së shqiptarëve. Lëvizjet demografike janë bërë trend botëror. Rritja e investimeve do jetë ajo që do sjellë frenim të lëvizjes së shqiptarëve apo një kthim. Numri i të kthyerve është rritur”, theksoi ajo.



Skip to toolbar