Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me tubimin që po mbahet këtë të shtunë, 24 tetor.
“Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë.
Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më”, shkruan Koçiu.


