Bashkimi Europian dhe Asutralia kanë arritur një marrëveshje historike të tregtisë së lirë pas tetë vitesh negociata. Marrëveshje me vlerë 10 miliardë dollarë australianë u nënshkrua nga kryeministri I Australisë Anthony Albanese dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, që e cilësuan si një fitore të ndërsjellë për të dyja palët.
Sipas marrëveshjes, do të hiqen pothuajse të gjitha tarifat e Bashkimit Europian për produktet australiane si vera, frutat e perimet, vaji I ullirit, gruri, elbi si dhe shumicën e produkteve të qumështit. Kjo nënkupton një kursim prej 37 milionë dollarë australianë për prodhuesit dhe eksportuesit e verës.
Ndërkohë, për konsumatorët australianë marrëveshja do të thotë verë, pije alkoolike, biskota, çokollata dhe makarona europiane më të lira. Pakti pritet ti kursejë Bashkimit Europian nga ana tjetër rreth 1 miliardë euro në vit, me eksportet që parashikohet të rriten deri në 33% gjatë dekadës së ardhshme.
Përvecc heqjes së pjesës dërrmuese të tarifave tregtare mes vendeve, palët kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes, mineralet kritike, sigurinë hapësinore si dhe luftën kundër terrorizmit.
Që kur Donald Trump u rikthye në krye të Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar, marrëveshjet tregtare kanë marrë një peshë edhe më të madhe gjeostrategjike për Bashkimin Europian. Brukseli po nxiton të diversifikojë lidhjet tregtare dhe të sigurojë partner strategikë teksa tensioned globale janë rritur së fundmi.
Bashkimi Europian ka arritur disa marrëveshje me Meksikën, Zvicrën, Indonezinë dhe së fundmi me Australinë. Ndërkohë vijojnë bisedimet me vende të tjera përfshirë Filipinet, Tajlandën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende në Afrikën Lindore e Jugore.
