Kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD në Elbasan, Doris Madhi thotë se njerëzit afër kryedemokratit Sali Berisha janë mediokër dhe të frikësuar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Madhi u shpreh se po sulmohen ata të cilët kanë potencial dhe mund të zënë vendin e tyre në parti.
Siaps Madhit, prurjet në PD janë të vogla.
“Bëhet fjalë për njerëz që në të ardhmen kanë potencial. Ai nuk ka frikë nga anëtarët e thjeshtë dhe militantët. Unë e shikoj ndryshe situatën. Të gjithë ata, që kanë ambiciet e veta brenda PD. Ka nivele edhe përgatitjeje profesionale shumë mediokre, mos flasim për nivel edhe artikulimi, janë shumë të frikësuar se ne, nga ai nivel më i ulët do çohemi dhe do kërkohemi të bëhemi diçka më tepër. Ata që janë rreth zotit Berisha. Që t’i të mbash kolltukun tënd të sigurt dhe të palëvizshëm, duhet të heqësh qafe të gjithë kundërshtarët potencialë. Në një situatë ku PD dhe prurjet që i ka më të vogla, edhe njerëzit orientohen drejt pushtetit, niveli i prurjeve në PD sot është shumë i ulët. Ne nuk kemi një njeri që të ketë profesion inxhiner apo arkirekt, brenda strukturave, që ta marrim në Këshillin Bashkiak. Ne nuk kemi nivele të larta”, theksoi ajo.
