“Këta meritojnë plumba gome, kafka të thyera” – tha sot Berisha në seancë plenare.
10 vite më parë, në opozitë, Berisha ftoi shqiptarët të armatosen, 10 vite më vonë po në opozitë, kërcënoi socialistët me vdekje. Njëjtë si më 21 janar, kur ishte në qeveri. Vetëm se këtë herë ska ku gjen plumbat shtetërorë.
Por sërish socialistët, tregohen tolerantë. Avazi i doktorit vijon në opozitë prej 10 vitesh, por mazhoranca kërkon vetëm 10 ditë përjashtim për Sali Berishën.
Dënimin e merituar të doktorit, do e vuajnë ata që i shkuan pas. Mazhoranca socialiste ka kërkuar përjashtim me 60 ditë nga parlamenti për deputetët piromanë, Bledjon Nallbatin, Blendi Himçin, Ivi Kason.
Por ndërsa thuajse gjithë meshkujt demokratë, shtuar këtu dhe Bardhin, janë përjashtuar.
Doktori hodhi ne sulm gratë.
PS ka kërkuar përjashtim me 60 ditë edhe për Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja, dy aksionistet e para gra që kanë hedhur sende të forta në parlament.
Me këtë ritëm, në parlament deri në dhjetor do të mbetet vetëm Sali Berisha. Të tjerët do e mbyllin pa parlament, por dhe pa rroga.
“Ndaj mos prisni lajme të tjera, janë aq të mirë sa marrin dhe në telefon dhe thonë e firmosëm 60 ditëshin” tha Balla.
Me pak fjalë nuk ka lajme nga të dyja kampet. Demokratët dhunojnë, socialistët përjashtojnë. Mes flakadanëve, Kuvendi miratoi edhe kalendarin zyrtar. Këtë herë nuk do të pritet më dhjetori për buxhetin historik të shqiptarëve. Buxheti do të shqyrtohet miratohet brenda muajit nëntor, dy ditë para festave kombëtare të pavarsisë dhe çlirimit.


