Apeli i Posaçëm rikthen në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit, Endri Ngresi

Më të fundit


Endri Ngresi, ish-zyrtar i Kadastrës së Fierit është dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ne korrik të vitit 2024 nga GJKKO.

Pasi kreu një pjesë të dënimit ai kërkoi lirim me kusht nga Gjykata  e cila e pranoi kërkesën. Por SPAK e apeloi ketë lirim para kohe në Gjykatën e Posacme të Apelit. Kjo e fundit vendosi rikthimin e tij në qeli për të vuajtur edhe pjesën tjetër të dënimit.

Ish-zyrtari i Kadastrës (ASHK) së Fierit dhe dy qytetarë që u akuzuan se dhanë ryshfet 2 mijë euro për një legalizim banese u dënuan me gjthsej 4 vjet burg në korrik të vitit 2024.

Ardjan Kumaraku qytetari që dha ryshfet u dënua me 1 vit burg ndërsa  për Afërdita Vidhin nuk u dha dënim.

Ish-zyrtari u dënua edhe me përjashtim për 5 vitet e ardhshme nga çdo funksion publik.



Skip to toolbar