Meremja e ka seriozisht, padit Berishën në Gjykatë/ E akuzon për përjashtim nga gara për kreun e PD

Më të fundit


Mereme Sela e ka seriozisht. Sali Berishën e padit zyrtarisht. Me një padi drejtuar Gjykatës së Tiranës, kandidatja surprizë, por e skualifikuar nga gara për kryetar në PD, kërkon ligjërisht zbatimin e nenit Basha nga statuti i PD për të skualifikuar Sali Berishën si kandidat.

Sipas padisë së Mereme Selës, Sali Berishës duhet t’i ndërpritet automatikisht mandati i kryetarit të PD dhe të mos i lejohet rikandidimi, për shkak se në zgjedhjet e 11 majit 2025 humbi.

Jo vetëm kaq, ajo kërkon pezullimin e procesit zgjedhor për kryetar derisa Gjykata e Tiranës të marrë vendim përfundimtar, dhe rikthimin e saj në garë pas skualifikimit të Sali Berishës. Shfaqja e Mereme Selës paraditen e 30 prillit u duk si komedi, por rrezikon për doktorin të kthehet në tragjedi.

Zgjedhjet me veten i ka të fituara më 23 maj, por tani duhet t’i rikthehet betejave të dhimbshme ligjore për të siguruar sërish karrigen e kryetarit të PD.



Skip to toolbar