Evi Kokalari padit Berishën/ Nura: Padia në gjykatë, Saliut i ka dalë situata jashtë skenarit

Më të fundit


Analisti Artur Nura thotë se kreu i PD, Sali Berisha do e ketë të vështirë situatën lidhur me padinë e Evi Kokalarit për anulimin e zgjedhjeve për kryetar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se me padinë e Kokalarit, Berishës i ka dalë situata jashtë kontrollit.

Nura u shpreh se Berisha duhet të tërhiqet dhe t’i hapë rrugën të rinjve.
“Kemi të bëjmë me teatër kukullash, ku zoti Berisha është ai që lëviz. Jashtë skenarit ka dalë rruga gjyqësore. Kjo do demaskojë teatrin e kukullave. Pjesa tjetër, nuk besoj se nga zonja në fjalë do vijë ndryshimi në PD. Kemi të bëjmë me teatër kukullash dhe regjisori është Berisha. Fryma brenda PD do të lëvizë, me Salianjin, zotin Bejko. Zoti Berisha mund ta mbajë partinë me turp, por nuk ka si ta mbajë me moral. Është skenar i vështirë për zotin Berisha. Ai mbetet lider historik i PD, por a do e mbyllë karrierën me sukses ose jo, kjo duhet parë. Do mbyllë PD, do mbyllë edhe lidershipin e tij pa sukses. Më mirë vonë sesa kurrë dhe të tërhiqet. Të çlirojë PD, t’i japë mundësi të rinjve të konkurrojnë me programe”, theksoi ai.



Skip to toolbar