“Ligji për gjuhët është i qartë”, studentët shqiptarë mblidhen në Shkup

AKTUALITET


Ashtu siç ishte paralajmëruar studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur organizimin për protestën e thirrur për Gjuhë Shqipe.

Ata kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

“Ligji për gjuhët është i qartë – përgjegjësi”, shkruhet në një njërën prej pankartave të studentëve.

Kjo është protesta e tyre e dytë pas orgazimit të 6 prillit, nisur fillimisht me kërkesën që provimi i jurisprudenës të jepet edhe në gjuhën amëtare.

Nisma organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë” apo “gjuha shqipe është amanet i të parëve”.



Skip to toolbar