Petraj: Gjykatësja Osmani ka shkelur Kushtetutën në rastin e Irena Gjokës

AKTUALITET


Irena Gjoka nuk ka kryer vepër penale dhe nuk ekzistojnë kushtet ligjore për ta ndjekur atë penalisht, tha prokuroria e posaçme pasi ezauroi të gjitha fazat hetimore ndaj magjistrates

Por Kolegia e Irena Gjokës nuk eshte dakort. Gjykatesja e posacme Marinela Osmani mendon se ajo duhet të rihetohet, duke i lënë 6 muaj afat kohorë prokurorit Bledar Maksuti të plotësojë hetimet që mungojnë në dosje.

Avokati Edmond Petraj deklaroi për Real Story se vendimi i fundit ka tejkaluar kufijtë kushtetues dhe bie ndesh me rolin që ka ILD në mbikëqyrjen e veprimtarisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tij, kallëzuesit nuk kanë detyrim ligjor për të dhënë deklarata shtesë pasi kallëzimi është depozituar dhe procedura duhet të ndiqet nga organet kompetente. Petraj theksoi se nuk ekziston lidhje shkakësore mes personave të përfshirë në procedurë, duke shtuar se kallëzimi është bërë vetëm nga Adriana Kalaja.

“Një ekspert, jurist, po të lexojë vendimin e sotëm, do të thotë se ka shkelur Kushtetutën dhe raportin e institucionit të pavarësisë. Një gjyqtar nuk ia lë detyrat organit të procedurës. Të gjitha këto raste dhe institucione që thotë se janë hetuar, dhe tani thotë “thirre të japë deklaratë”. Këta janë kallëzues, nuk kanë çfarë deklarate të japin, nuk kanë detyrim ligjor sepse e kanë bërë kallëzimin. 

Ky vendim ka kaluar kufijtë kushtetues. ILD nuk ka asnjë lloj detyrimi që një person që kallëzon, denoncon në këtë inspektoriat duhet të ketë një lidhje shkakësore. ILD është për formën sesi ka hetuar profesionalisht një gjyqtar apo prokuror. Ku është lidhja e shkakut në lidhje me Kalanë? Këta persona që janë këtu, nuk e di si janë rreshtuar në këtë kallëzim, sepse kallëzimin e ka bërë vetëm Adriana Kalaja.”, tha Petraj.



Skip to toolbar