Karamuço: Krimi këmbëkryq në Sarandë! IMT dhe IKMT, hije dyshimi për korrupsion

AKTUALITET


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ngriti shqetësimin për situatën e kriminalitetit në jug të vendit, duke deklaruar se Sarandë dhe Ksamil janë vënë nën ndikimin e grupeve kriminale.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se në Sarandë krimi është ulur këmbëkryq.

“Në Sarandë është ulur këmbëkryq krimi i organizuar dhe banda. Janë bërë vrasje, zhdukje personash. Me para të siguruar nga gjoba e trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, kanë gllabëruar brigjet e Sarandës, Ksamilit me hir apo pahir. Kjo ishte arsyeja që ka bërë bashkë Ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Kam pasur sinjalizime prej kohësh. Na iku Vlora në hartën e kuqe, na u fut Saranda. Që kur shpërtheu kallashi në mes të qytetit, duket që grupet zbritën. Analiza që është bërë sot, ka qenë një analizë e mirëfilltë dhe priten masa të tjera edhe nga IKMT. Ka pasur sinjalizime, për atë Komisariat që merrte rrogë çdo muaj, duhen verifikuar, por edhe IMT edhe IKMT dhe shumë struktura të tjera që monitorojnë bregdetin, aty kanë çaluar dhe ka hije dyshimi për korrupsion. Kanë dështuar…Pra ose kanë frikë ose janë në listë pagesë”, tha ai.

Karamuço tha se prej kohësh kishte pasur sinjalizime për përkeqësimin e situatës në këtë zonë, ndërsa shtoi se pas ngjarjeve të fundit kriminale “hartës së kuqe” të kriminalitetit i është shtuar edhe Saranda.

Ai hodhi dyshime edhe mbi funksionimin e institucioneve lokale dhe strukturave përgjegjëse për kontrollin e territorit dhe bregdetit, duke përmendur mundësi korrupsioni.

“Ka pasur sinjalizime për atë komisariat që merrte rrogë çdo muaj. Duhen verifikuar, por edhe IMT, IKMT dhe shumë struktura të tjera që monitorojnë bregdetin kanë çaluar. Ka hije dyshimi për korrupsion. Kanë dështuar. Ose kanë frikë, ose janë në listë pagesë”, u shpreh Karamuço.



Skip to toolbar