I nominuari i Trump në Shqipëri, para Senatit: Mbështesim forcimin e marrëdhënieve

Më të fundit


I nominuari i Donald Trump për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka nisur seancën dëgjimore para Senatit.

Wendt raporton para Komitetit të të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, në përputhje me procedurat për konfirmimin e tij.

Gjatë deklaratës së tij para senatorëve, Wendt theksoi angazhimin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke vendosur theks të veçantë tek lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja për reformat në Shqipëri.

“Do të bëjmë Amerikën më të sigurt duke mbështetur Shqipërinë në luftën kundër korrupsionin. Do të mbështesim progresin e shqiptarëve. Gjithashtu do ta bëjmë Amerikën më me prosperitet që do të përfitojë edhe Shqipëria. Një linjë përpjekje që e quaj shumë njerëzore. Do përfshijë profesionistë e avokatë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se një nga linjat kryesore të punës së tij do të jetë bashkëpunimi me profesionistë, ekspertë dhe përfaqësues të sistemit ligjor për të forcuar institucionet dhe partneritetin mes dy vendeve.



Skip to toolbar