Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë se mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare, por edhe prioritet i qeverisë.
Në një konferencë për mediat, Lamallari u shpreh lidhur me rastin në Sarandë, ku po ndërtohej një objekt pa leje, dhe të përfshirë ishin punonjës të policisë.
Lamallari deklaroi se do të ket1% hetim të thelluar dhe do të mbahet përgjegjësi.
“Jeni në dijeni për vizitën time në Sarandë, ku nga hetimet paraprake, u bë e mundur goditja e një rasti të dyshuar paligjshmërie, ku punonjës policie bëhen palë me krimin. Bregdeti, nga veriu në jug, mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare. Duhet të kemi hetim të thelluar.
Nga ana tjetër, ky është mesazh për këdo tjetër, që llogaritë duhet t’i bëjë mirë. IKMT ka intensifikuar masat për goditjen e mdërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore, përmes verifikimeve në terren. Nga gjobat, kalojmë edhe në referim dhe përgjegjësi, mbrojtja e territorit është prioritet i qeverisë shqiptare. Ky ishte mesazhi i ditës së djeshme, e bëmë shumë të qartë se do të tolerohet asnjë rast”, theksoi ai.
