Donald Trump nuk do të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij, Donald Trump Jr., i cili është martuar me modelen dhe filantropen Bettina Anderson në një ceremoni private në Florida.
Sipas mediave amerikane, çifti ka përfunduar procedurat ligjore në Palm Beach, duke firmosur dokumentet e nevojshme për organizimin e ceremonisë së tyre jashtë SHBA-së. Megjithatë, ceremonia kryesore pritet të zhvillohet këtë fundjavë në Bahamas, në praninë e familjarëve dhe miqve më të afërt.
Lajmi për martesën u konfirmua edhe nga avokati i njohur i familjes Trump, Brad McPherson, ndërsa dokumentet tregojnë se Bettina Anderson nuk do ta ndryshojë për momentin mbiemrin e saj.
Edhe pse mungesa e Donald Trump në ceremoninë e djalit të tij ka tërhequr vëmendje, presidenti amerikan reagoi publikisht me një mesazh urimi për çiftin.
“Do të doja shumë të isha pranë Don Jr. dhe Bettinës në këtë ditë të rëndësishme, por rrethanat që lidhen me detyrimet qeveritare nuk ma lejojnë. Besoj se është e rëndësishme të qëndroj në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, gjatë kësaj periudhe”, është shprehur Trump.
Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson e bënë publike lidhjen e tyre gjatë vitit 2024, ndërsa fejesa u konfirmua në dhjetor gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë. Sipas burimeve pranë çiftit, marrëdhënia e tyre është bërë serioze në një kohë shumë të shkurtër
