Bojkot dhe vota të pavlefshme/ Salianji: Demokratët po bojkotojnë referendumin dhe po votojnë emrin tim

#NËRADAR


Demokratët po i përgjigjen në heshtje Berishës. Ndërsa shumë militantë kanë zgjedhur të mos votojnë në referendumin e 23 majit, Ervin Salianji zbulon se dhjetëra të tjerë po e votojnë si kandidat për kryetar në fletën e votimit, ndonëse në këtë fletë votimi është vetëm Sali Berisha.

Votimi për Salianjin në 23 maj, shpall të pavlefshme fletën e votimit me një kandidat.

Ish-deputeti i PD i përjashtuar nga gara për kryetar, shkruan se sipas informacioneve që i vijnë nga degët më të mëdha në Shqipëri, mijëra demokratë kanë vendosur të bojkotojnë referendumin për Berishën, ndërsa u premton se nuk do të dorëzohet dhe bashkë me demokratët do e çmontojnë farsën e Berishës, sepse përgjigjja që po japin demokratët është refuzim i frikës, imponimit dhe shndërrimit të PD në një strehë personale.

Edhe kandidatja tjetër e skualifikuar nga gara për kryetar, Evi Kokalari, u ka bërë thirrje demokratëve të bojkotojnë procesin.

Ish-anëtarja e komisionit të rithemelimit të PD, e cila ka paditur Berishën në Gjykatën e Tiranës dhe SPAK për zgjedhjet në PD, paralajmëron se referendumi i Berishës së shpejti do të shpallet i pavlefshëm, ndaj dhe demokratët s’duhet të bëhen pjesë e një votimi pa vlerë.



Skip to toolbar