Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë 7-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet teksa po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i mituri ka shpëtuar nga dora e nënës në momentin kur ka tentuar të kalojë rrugën, ndërsa është goditur nga mjeti që po qarkullonte në aks.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.
