Një pallat në kompleksin “Kadiu”, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kabinën e automateve.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten ende të paqarta.
