“Nuk ka autorizim për të folur për detin”, takimi me Ramën, Barka: Ja misioni i Dendias në Tiranë

Më të fundit


Gazetari Panajot Barka thotë se ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias nuk kishte autorizim për të folur për çështjen e detit, në takimin jo zyrtar me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Barka u shpreh se Rama ka marrëdhënie të mira me Dendias, por ky i fundit, nuk ka marrëdhënie të mira me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Barka shtoi se Greqia është shprehur zyrtarisht pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Dy takime, vajta e Ramës në Athinë dhe ardhja e Dendias këtu, të cilat nuk janë zyrtare, janë formale. Rama me Dendias janë miq, para se Rama të ishte mik me Mitsotakis, janë miq të ngushtë. Dendias nuk ka marrëdhënie të mira me Mitsotakis. Në garën e brendshme, duke pritur zgjedhjet në Greqi, Dendias kërkon të marrë timonin e Demokracisë e Re. Nuk ka autorizim Dendias për të diskutuar për detin. Unë mendoj se Dendias vjen këtu me mision tjetër, ka të bëjë me gjeopolitikën që harton Amerika në Ballkan dhe Lindjen e Mesme. Amerika i ka dhënë Greqisë një rol. Unë mendoj se ky ishte misioni kryesor. Në këtë kuadër, Dendias luan rol kryesor. Greqia është pozicionuar dhe ka deklaruar se do ta ndihmojë Shqipërinë”, theksoi ai.



Skip to toolbar