Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam.
Në Shqipëri, mijëra besimtarë u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, por dhe qytetet të tjera të vendit, ku falën Namazi i Kurban Bajramit nën organizimin e Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, (KMSH).
Ceremonia u shoqërua me mesazhe paqeje, solidariteti dhe harmonie mes njerëzve. Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore.
Pas faljes së Namazit, besimtarët shkëmbyen urime për festën, ndërsa shumë familje vijojnë traditën e therjes së kurbanit dhe ndarjes me të afërmit dhe familjet në nevojë. Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën, devotshmërinë dhe bamirësinë në fenë islame.
Abc News uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!
