Pezullohet afati i paraburgimit për Veliajn/ GJKKO ka shtyrë disa herë seancat nga mungesa e avokatëve

#NËRADAR


Gjykata e Posaçme pezullon afatet e paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Vendimi u mos këtë të martë në seancë gjyqësore, pas kërkesës së prokurorit të cështjes, Ols Dado, i cili argumentoi se për këtë kërkesë bëhet mosparaqitja e të pandehurve apo avokatëve në process.

“Katër të pandehur bëhen pengesë për vijimin e gjykimit. SPAK çmon se jemi në kushte për shtyrje të seancës, për shkak se shkaktohet nga mosparaqitja e të pandehurve apo avokatëve të tyre, kërkojmë pezullimin e afateve të paraburgimit Erion Veliaj.” u shpreh Dado. Kërkesa e Prokurorit Dado, u kundërshtua nga avokati i Veliaj, Plarent Ndreca si antikushtetuese, kundërshti që nuk u mor parasysh nga trupi gjykues.

Më herët gjatë seancës Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e Veliajt që kamerat të qëndrojë gjatë gjithë kohës në sallë për transmetimin e gjyqit live. Seanca e radhës u shty për më datën 10 qershor.

SPAK ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt 2025. Ai akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve të palejuara në burg.



Skip to toolbar