“Zvërneci, dezinformim i qëllimshëm”/ Çupi: Projekti, investim i rëndësishëm! Protesta e kurdisur kundër Shqipërisë

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi thotë se projekti në Zvërnec, është një investim i rëndësishëm për Shqipërinë, që do gjenerojë mijëra vende të reja puna.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se protesta e organizuar kundër këtij projekti, është e kurdisur kundër Shqipërisë.

Çupi shtoi se pati një dezinformim të qëllimshëm lidhur me këtë projekt.

“Jo vetëm e ndjeshme, por domosdosmërisht për t’u zgjidhur sa më shpejt. Është investim që e çon vendin në situatë krejt të paimagjinueshme. 4 miliardë euro investim, kur investimet e huaja në Shqipëri, në 2025, shkuan 1.6 miliardë. Parashikon 10 mijë vende pune të reja për qytetarët e vendit.

Është investim i kryer nga kompani të njohura në botë. Është e përmasave shumë të mëdha. Dhuna ishte pika e fundit e gotës. Shërbimet sekrete nuk kanë funksionuar. Intelekti i policisë nuk ka funksionuar. Shqipëria është kthyer në target të luftës së vendeve, grupimeve, por edhe shqiptarëve që nuk e duan. Kulmoi këtu, kur jemi shumë afër BE.

Fotografi është Beleri, është fenomeni Beleri. Për ta ndaluar Shqipërinë për anëtarësim në BE. U kulmua lufta në Ukrainë, Irani, armik i përbetuar ndaj vendit tonë, kulmoi me faktin që qarqet greke nuk mund të rrinë. Nëse Shqipëria afrohet me BE, është problem i madh për Greqinë. Këtu pati edhe mungesë informacioni. Dezinformimi është armë atomike. Tentojnë të krijojnë rrëmujë dhe të ndalin një investim kaq të madh. E gjithë është e bazuar mbi ngjarje politike, qëllime nacionaliste, në mungesë të së vërtetës. Dhuna e papranueshme, ne kemi problem çështjen e dhunës. Qeveria dhe kryeministri kapi kohën kur kjo gjë mund të agravohej”, theksoi ai.



Skip to toolbar