Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke paralajmëruar bisedime të shpejta për formimin e institucioneve të reja.
Megjithatë, ky proces pritet të shoqërohet me sfida të mëdha legjislative, pasi partia fituese ende nuk i ka numrat e mjaftueshëm në parlament. Sipas analistët Adri Nurellari, rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votime pasqyrojnë një pakënaqësi të përgjithshme ndaj të gjithë elitës politike në Kosovë.
Ai thekson se opozita u dëmtua nga mungesa e votuesve dhe dështoi të shfaqej si një alternativë bindëse qeverisëse, përballë një rënieje të mbështetjes edhe për vetë Kurtin. Në këtë situatë komplekse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është shprehur e hapur për të negociuar dhe për të votuar një president nga radhët e Vetëvendosjes, me kushtin që të arrihet një marrëveshje politike paraprake.
“E gjithë elita e Kosovës ka marrë një mungesë kënaqësie me këtë rezultat dhe të një pjesëmarrjeje të vogël. Një faktorët kryesorët kryesore që ndikojnë në pjesëmarrje është vlera e votës. Unë mendoj që opozita është më pak e favorizuar nga mungesa e pjesëmarrësve. Prezenca e diasporës në dhjetor ka qenë më shumë. Krahasimi më i ngjashëm është me shkurtin.
Autokritika është që Kurti nuk mori një mbështëtje, por opozita nuk u paraqit si një alternativë qeverisëse. Nuk është një sjellje e pëlqyeshme që të mashtrosh elektoratin. Edhe për presidentin kemi qenë gati të bashkëpunojmë. PDK është gati të votojë një president të VV për që kohë sa kemi një marrëveshje.
PDK ka dëshmuar gatishmërinë. Këtu bëhet fjalë për një sfidë më të madhe që është për presidentin, kërkon një shumicë më të madhe. Duhet të hapen kartat e negocimit, sepse akoma nuk është numri. Është herët për t’u thënë dhe për të pasur pretendime. PDK është e gatshme për një ujdi për presidentin”, u shpreh analisti.
