Kush e ka harruar atë që ndodhi atëherë. Ishte pasditja e 12 qershorit 2021, kur në fushën e stadiumit të Kopenhagenit ndodhi diçka e tmerrshme.
Kristian Eriksen, futbollisti i Danimarkës, u rrëzua në tokë pa ndjenja në sfidën ndaj Finlandës, në fazën e grupeve në Euro 2020.
Mesfushori rrezikoi të vdiste dhe e shpëtuan kapiteni i tij, Kjer, dhe stafi mjekësor danez.
I njëjti Kristian Eriksen rrezikoi sërish jetën pasditen e kësaj të diele të 7 qershorit, përsëri me fanelën e kombëtares së tij n trup, duke luajtur miqësoren ndaj Ukrainës.
Rezultati ishte 2-1 për nordikët kur në minutën e 65-të, ai u rrëzua përtokë. Për fat, veterani 34-vjeçar ka vendosur një aparat për mbrojtjen e zemrës që pas asaj që i ndodhi në Euro 2020, dhe sipas mjekut të ekipit, Morten Bëzen, aparati funksionoi mirë dhe lojtari erdhi në vete tepër shpejt.
Eriksen doli vetë nga fusha, me ndeshjen miqësore që u braktis në rezultatin 2-1 për danezët, por nuk dihet nëse lojtari do të kthehet më për të luajtur futboll. Do të vendosin mjekët, qoftë në kombëtare, apo edhe në ekipin e klubit, dhe do të shihen rregulloret.
Danezi vazhdon të luajë në nivele të larta, dhe aktualisht mban shiritin në skuadrën e Volfsburgut në Bundesligën gjermane, pasi më parë luajti në Premier Ligën angleze dhe në Serinë A me Interin.
