Trump: I dhamë fund luftës me Iranin! Dakordësi për paktin, Irani s’do ketë armë bërthamore

BOTA


Fundi i luftës me Iranin është pranë! Kjo është ajo çfarë ka deklaruar Presidenti Amerikan Donald Trump I cili ka pretenduar se marrëveshja mund të nënshkruhet brenda kësaj fundjave. Nga ana tjetër autoritetet Iraniane theksuan se ende nuk kanë marrë një vendim për për paktin Final. Zëdhënësi I Ministrisë së Jashtme Iraniane deklaroi se pjesë të mëdha të marrëveshjes janë negociuar, por shtoi se Irani nuk do të heq dorë nga vijat e kuqe. Ne sapo arritëm një zgjidhje të madhe për luftën me Iranin iu tha Trump gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë. Nëse marrëveshja arrihet, do të përbënte përparimin më të rëndësishëm  diplomatik deri tani për t’i dhënë fund konfliktit tre-mujor mes dy vendeve, i cili ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve globale të energjisë, pas kufizimit të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit nga Irani.

Trump ka pretenduar se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet zyrtaritsht sapo të nënshkruhet marrëveshja ndersa ka shtuar se Teherani ka pranuar te mos kete arme berthamore. Media Amerikane Axios ka raportuar se ceremonia e nënshkrimit të një marrëveshje mund të realizohet këtë fundjave në Zvicër ndersa perfaqesues i Shteteve te Bashkuara ne ceremonin e nenshkrimit pritet te jete zevendespresidenti Amerikan JD Vance. 4 Aeroplane C17 te Forcave Ajrore Amerikane jane nisur per ne Europe per te transportuar ne Gjeneve Paisje te ndryshme per nje udhetim te mundshem te JD Vance. Që nga mesi i marsit, Trump ka deklaruar disa herë se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit ishte afër pasi kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara kishin permbushur synimet e tyre ushtarake. Megjithatë, të dyja palët kanë shkëmbyer sulme edhe gjatë kësaj jave, duke vënë në provë armëpushimin e shpallur në muajin prill.

Media Amerikane Axios Raporton se dokumenti qe pritet te nenshkruhet ne Gjeneve te Zvicres eshte nje memorandum Mirekuptimi qe do te zgjaste armepushimin me 60 dite per ti cuar palet me pas drejt nje marreveshje finale ku Synimi kryesor eshte nje dhe I vetem. Nje Iran pa arme berthamore.

Sipas raporteve te mediave nderkombetare Irani do te binte dakord jo vetem qe te mos prodhonte arme berthamore por te zgjidhte edhe ceshtjen e uraniumit te pasuruar. Deri ne arritjen e nje marreveshje finale, pergjate periudhes 60 ditore Iranit do ti lejohet te shiste nafte per te gjeneruar te ardhura per Ekonomine  e tij te goditur nga lufta dhe sanksionet nderkombetare.



Skip to toolbar