Euro ka shënuar një tjetër minimum historik të premten duke zbritur për herë të parë nën 95 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, aktualisht monedha europiane po këmbehet për 94.9 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, euro është zhvlerësuar me më shumë se 3.4 pikë kundrejt lekut dhe pritet të nënçmohet edhe më tej duke marrë në konsideratë prurjet valutore edhe për shkak të sezonit turistik.
