Botërori 2026/ Eventi më i rëndësishëm i futbollit u ndoq nga 1.4 miliardë shikues në gjithë Botën

Më të fundit


Kot nuk quhet eventi më i madh i futbollit në glob. Rezultatet kanë dalë dhe ceremonia e hapjes së Kupës së Botës, së bashku me ndeshjen mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, arriti rreth 1.4 miliardë shikime në të gjithë botën.

Krahasuar me 125 milionë ndjekësit online të Super Boël-it, eventit më të rëndësishëm të futbollit amerikan, Botërori tejkaloi çdo pritshmëri.

Shfaqja argëtuese muzikore është një ndër momentet më të shumëpritura online. Në Super Boël këtë vit performoi rekordmeni Bad Bunny me shfaqjen më të klikuar ndonjëherë në YouTube.

Përtej popullaritetit të artistit puertorikan, periudha politike në të cilën një artist latin performoi në spanjisht në Shtetet e Bashkuara e bëri mini-koncertin e tij 13-minutësh një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme të dekadës dhe e vendosi finalen e futbollit amerikan nën lupën e mbarë botës.

Kupa e Botës funksionon ndryshe. Shfaqja argëtuese ishte pjesë e ceremonisë së hapjes së eventit që ndiqet në të gjithë globin, për shkak të ndikimit të futbollit dhe interesit të tifozëve për të parë kombëtaren e tyre apo skuadrën e zemrës.

Kjo bëri që performanca muzikore, ku morën pjesë artistë si Shakira, Burna Boy, Andrea Bocelli, J Balvin, Danny Ocean dhe shumë të tjerë, të angazhonte deri në 5 miliardë tifozë në platformat e transmetimit, ato dixhitale dhe rrjetet sociale.



Skip to toolbar