Bllokohen Facebook dhe Instagram, probleme shfaq dhe Whatsapp!

BOTA


Rrjeti social Facebook ka pësuar probleme teknike gjatë minutave të fundit, duke bërë që shumë përdorues të mos kenë mundësi të aksesojnë profilet e tyre.

Raportime të shumta kanë ardhur edhe për Instagramin, ku përdoruesit po hasin vështirësi në hyrje dhe në përdorimin normal të platformës. Të dyja rrjetet sociale janë pjesë e kompanisë  Meta⁠. Probleme me funksionimin ka shfaqur dhe platforma e Whatsapp.

Deri më tani, kompania nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me shkakun e problemeve. Ndërkohë, përdorues nga vende të ndryshme të botës po raportojnë të njëjtat vështirësi, çka lë të kuptohet se bëhet fjalë për një ndërprerje të përhapur të shërbimit. Raportimet në komunitete online tregojnë se problemet kanë prekur njëkohësisht disa prej platformave të Meta-s.



Skip to toolbar