“Kanibali i golit” godet sërish/ Erlind Halaand udhëheq Norvegjinë në fitoren ndaj Senegalit

Më të fundit


Më e rëndësishmja nga të gjitha ishte fitorja e ekipit. Norvegjia u kthye në kupat e botës pas plot 28 viteve, dhe menjëherë e kaloi klasën, madje me një sukses që nuk mund të mos vlerësohet.

Senegali i fortë, që vinte në këtë duel të grupit pas humbjes thuajse të pamerituar ndaj Francës, u mposht 3-2, pra ishte një konfirmim.

Brenda triumfit të skandinavëve është edhe festa e yllit të tyre kryesor, Erling Haland, që sa i takon golave, është thuajse si një Mesi apo Mbape.

Realizoi dy herë, identik si argjentinasi dhe francezi, dhe mbeti fuqishëm në garën për Këpucën e Artë në këtë Botëror në Amerikën e Veriut.

Ata 80 000 e më shumë tifozë në stadiumin “Nju Jork Nju Xhersi”, ku do të luhet edhe finalja, padyshim që u argëtuan nga dueli i fortë dhe nga sulmuesi viking.

Pasi Pedersen kaloi norvegjezët në epërsi, Haland dyfishoi shifrat në nisje të pjesës së dytë, në 48’.

Më I miri I Senegalit, Ismaila Sarr, ngushtoi shifrat shpejt, që në 53’, por edhe përgjigja e dytë e yllit të Mançester Sitit nuk është se vonoi.

Rrjeta për 3-1 u shënua sapo kaluan pesë minuta.

Në fund fare, Sarr realizoi edhe të dytin personal, por nuk i shpëtoi dot senegalezët nga humbja.

Çfarë po bën Haland në këtë Botëror?

Natyrisht që po jep maksimumin me 4 rrjeta në dy ndeshje, duke qenë kandidat i fortë për Këpucën e Artë.

Po ashtu, po ndihmon Norvegjinë që të shkojë sa më shumë përpara dhe kualifikimi një ndeshje para fundit nuk është gjë e vogël.

Me shumë kërshëri pritet dueli I tij me Kilian Mbapenë, kur nordikët të përballen me Francën nënkampione të botës në 26 qershor në Boston.



Skip to toolbar