Duke vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë, informacionet e siguruara në rrugë operative, shkallën e riskut për shkak të vendit ku do zhvillohej ceremonia, drejtoria e pergjithshme e burgjeve ka refuzuar lejen për Ardian Çapjan që të marrë pjesë në varrimin e nënës sot në Elbasan.
Megjithëse Policia e Shtetit kishte marre të gjitha masat duke dërguar atje edhe një grup të forcave speciale RENEA, është vlerësuar se pjesëmarrja e të dënuarit përjetë në ceremoninë e varrimit ka risk të lartë dhe është refuzuar leja për të.
