Në këtë Kupë Bote, kaq “Trumpiste” që nga fillimi, mes kufijve të mbyllur, kundërshtimeve dhe tensioneve me Iranin që u përhapën edhe në fushë, vetë presidenti amerikan nuk ka qenë i pranishëm.
Ai ka patur shumë angazhime ndërkombëtare për ta përqafuar plotësisht ngjarjen më të rëndësishme të turneut për të marrë skenën.
Pas shumë zërave, tani është zyrtare dhe do të jetë vetë presidenti Trump që do të dorëzojë trofeun e Kupës së Botës pas finales në program më 19 korrik në stadiumin “MetLife” të Nju Xhersit.
Këtë e konfirmoi vetë presidenti i FIFA, Gianni Infantino në një intervistë për televizionin amerikan “Fox News”. Numri një i qeverisë botërore të futbollit justifikoi mos prezencën e Donald Trump deri në këtë moment të Botërorit duke thënë se është gjithmonë në kontakt me të. “Jemi bashkë gjatë gjithë kohës…”, tha Infantino me humor.
Por fakt është që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mori pjesë në ceremoninë hapëse në vendin e tij përpara ndeshjes së parë të kombëtares amerikane kundër Paraguajit në “SoFi Stadium” të Los Angeles. Në atë rast, ai dërgoi Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, që përfaqësonte administratën e Uashingtonit.
Por, Trump nuk mund t’I lejojë vetes t’I shpëtojë skena më e shumëpritur e turneut, finalja dhe ceremonia e dhënies së trofeut të Kupës së Botës.
Donald Trump bëri të njëjtën gjë edhe një vit më parë në Botërorin për Klube sërish në “MetLife” ku i dorëzoi trofeun Chelsea, madje për habinë e të gjithëve theu protokollin e FIFA, duke qëndruar në podium edhe gjatë festës së skuadrës londineze. +
