Në mes të një krize politike Britania e Madhe shënon një dekadë që nga largimi prej Bashkimit Europian, hap i njohur gjerësisht si BREXIT.
Edhe pse rrugët u ndanë, dyert duket se nuk janë mbyllur plotësisht. Ish kryenegociatori i bllokut për procesin e BREXIT, Michael Barnier tha se ky hap mbetet një lojë e mbyllur edhe pas 10 vitesh.
Ai vuri në dukje se asnjë vend nuk ka zgjedhur të ndjekë të njëjtën rrugë, duke marrë parasysh pasojat dhe mësimet që janë nxjerrë.
Por Barnier theksoi se udhëheqësit europianë duhet të adresojnë ndjenjën popullore që pikë së pari nxiti votën për t’u larguar.
Për Barnier, dyert e britanikëve mbeten të hapura që t’i ribashkohen bllokut, edhe pse mund të jetë një proces i ndërlikuar.
Edhe sondazhet e fundit të mediave britanike mes qytetarëve tregojnë se pjesa më e madhe janë pro një ribashkimi, sidomos të rinjtë.
Sipas këtyre sondazheve, shkalla e pendimit është e lartë për zgjedhjen që britanikët bënë një dekadë më parë. Të dhënat e fundit nga Ipsos zbuluan se 52% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar do të donin të ribashkoheshin me Bashkimin Europian, ndërsa 33% e kundërshtojnë atë.
