Bregu i Fildishtë nuk zhgënjen/ Arrin për herë të parë në raundin e dytë të një botërori

Më të fundit


Janë plot tri herë kampionë të Afrikës, por ky lloj turneu ka qenë një mallkim. Bregu i Fildishtë, skuadra që ka arritur pesë finale të Kupës së Afrikës, dhe ka marrë 8 herë medalje në kontinentin e saj, nuk ia kishte dalë kurrë në kupat e botës që të kalonte fazën e grupeve.

E bëri më në fund në Amerikën e Veriut, me fitoren 2-0 ndaj Kurasaos modeste, duke dalë në vend të dytë në grupin E, me po aq pikë sa Gjermania

Një sukses pas shumë viteve si koloni e Francës, pas periudhës kur nuk ishte në FIFA e pasi zgjodhi të mos merrte pjesë deri në 1986, ndërsa që nga ajo kohë deri në 2006 dështoi të shkonte në fazën finale.

Në tre pjesëmarrjet radhazi, në 2006, 2010 e 2014, të ashtuquajturit “elefantët” u eliminua në grup. Pasuan dy dështime për të shkuar në botërorë, dhe tani duket gjithçka ndryshe.

Mesfushori ofensiv I krahut, që luan edhe si sulmues, Nikolas Pepe, I dha fitoren duke shënuar të dy golat në minutat 7 e 64.

Arritje e rëndësishme për Bregun e Fildishtë dhe për këtë brez lojtarët që janë në kupët e tyre të parë të botës.

Gjithsesi, në raundin e dytë kundërshtari do të jetë shumë I fortë, pasi mund të përballen me Francën nënkampione të botës ose me Norvegjinë.



Skip to toolbar