Rama: Në korrik prezantojmë “Rilindjen Urbane 2.0”, hap i madh drejt Shqipërisë së 2030

Më të fundit


Në podcast-in e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama prezantoi nismën e re që synon kalimin e rrjeteve të komunikimit elektronik dhe internetit në infrastrukturë nëntokësore. Ky projekt synon t’i japë fund epokës së kabllove dhe kavove ajrore që ndodhen rrugëve, duke rritur kështu cilësinë e hapësirës publike në qytete.

Gjithashtu, kreu i qeverisë njoftoi se në muajin korrik do të prezantohet programi i ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i ndërtuar në dialog me pushtetin vendor. Ky program do të adresojë ndërhyrjet në ujësjellës-kanalizime, transportin publik të gjelbër, parkimet e reja dhe rigjallërimin e zonave industriale. Përveç investimeve, projekti do të nxisë muzetë lokalë, start-up-et dhe bashkëpunimin me sipërmarrjen për zhvillim ekonomik. Sipas Ramës, ky program do të stimulojë marrëdhënien aktive me komunitetin përmes transparencës dhe informacionit. Në këtë frymë, “Rilindja Urbane 2.0” vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt vizionit “Shqipëria 2030” në Bashkimin Europian.

“Këtë javë prezantuam edhe një nismë të re për infrastrukturën digjitale në qytete, e cila synon që t’i japë fund asaj që ka mbetur nga epoka e përhapjes së internetit në formën e kabllove dhe kavove që rrotullohen rrugë më rrugë e lagje më lagje dhe të fillojmë sistemimin e rrjeteve të komunikimit elektronik, duke kaluar gradualisht në infrastrukturë nëntokësore.



Skip to toolbar