Kuvendi forcon luftën ndaj dezinformimit/ Ngrihet nënkomisioni parlamentar, në fokus ndërhyrjet e huaja

AKTUALITET


Ndërsa së fundmi është hapur debati mbi ndërhyrjet e huaja dhe shpërndarjen e informacioneve të rreme në media nga vende jo miqësore, Kuvendi po forcon mekanizmat për ta vënë nën monitorim këtë aktivitet.

Këtë të hënë, në Kuvend u ngrit një nënkomision, që do të ketë në fokus ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin.

Ky nënkomision, për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja  ka si objektiv te tij,  ndjekjen, analizimin dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me ndërhyrjet e huaja, shpërndajrne e informacioneve të rreme, me synime dashakeqe ndaj vendit tonë, dezinformimin dhe manipulimin informativ.

Jo vetëm median tradicionale, por edhe hapësirën dixhitale.

Po ashtu, në dokumentin e këtij komisioni, thuhet se synohet dhe rritja e transparencës ne mjedisin informativë, si dhe në forcimin e edukimit mediatik dhe ndërgjegjësimin e publikut për atë çka krijon dezinformimi.

E gjitha prek dhe proceset demokraike ne vend dhe ato zgjedhore.

Në mbledhjen e arshme, anëtarët e këtij nënkomisioni do të harojnë programin e punës. Por për veprimtarin e punës, ky nënkomision do të kooridnohet me  institucionet e  sigurisë kombëtare dhe partnerët ndërkombëtarë.

Të tillë mekanizëm është ngirtur edhe nga Parlamenti Europian, 6 muaj më parë dhe në vijim mund të ketë bashkëpunim mes dy komisioneve për forcimin e mbikqyrjes parlamentare dhe krijimin e mekanizmave institucional të specializuar për identifikimin, dhe adresimin e ketyre kercenimeve ne perputhje me standardet europiane .



Skip to toolbar